E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të fala presor Sallakut!
Lajme

Të fala presor Sallakut!

Kur krimi akademik dhe koncesionet raportojnë para Shefit të “Republikës së Korrupsionit”!

Landi Çela

Sot, në një akt të pashoq hipokrizie, kryeministri Edi Rama ka vendosur të zhvilloi një seancë dëgjimore me rektorin e UBT, Fatbardh Sallaku, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Rektori që firmosi marrëveshje me inceneratorët e grupit kriminal “Integrated Energy” do të justifikojë veten, jo para drejtësisë, por para partisë!

Ky nuk është më një shtet, por një teatër ku kriminelët e pushtetit merren në mbrojtje, ndërsa qytetarët dhe drejtësia trajtohen si armiq.

Fatbardh Sallaku nuk është një rast i izoluar. Ai është pjesë e të njëjtës skemë që ka kapur çdo sektor të Shqipërisë. Le të mos harrojmë Begetin, i cili për hir të tekave të Ramës dhe Veliajt mori 130 MILIONË euro nga paratë publike për projektet e tyre të shfrenuara. Ndërkohë, qytetarët paguajnë taksa për të financuar një oligarki që e trajton shtetin si pronë private.

Shqiptarët po grabiten përditë me koncesionet miliardere që kanë shkatërruar çdo sektor të ekonomisë:

• Spitalet? Në duart e oligarkëve.

• Rrugët?Paguajmë tarifa për rrugë jo cilësore që duhej të ishin falas.

• Energjia? Çmimet rriten, ndërsa qeveria “menaxhon” me kriminelë pasuritë publike.

A është e rastësishme që qindra milionë euro koncesionesh janë dhënë për klientët e qeverisë? Sigurisht që jo.

Kjo është Shqipëria e Edi Ramës dhe Erion Veliajt: një vend ku miliarda euro zhduken, ku inceneratorët u bënë skema kriminale dhe ku universitetet shërbejnë si lavatriçe parash për pushtetin. Ndërsa SPAK arreston ndonjë zyrtar lokal për të bërë show, bosët e vërtetë të korrupsionit organizojnë dëgjesa të turpshme në mbledhjet e partisë për të mbuluar gjurmët e tyre.

Pse Rama nuk fton Begetin të raportojë për miliardat që na ka marrë?

Pse Veliajn nuk e thirri të jepte llogari për aferën e inceneratorëve dhe për tenderat e “5D”?

Po Jurgis Çyrbjen? Po Fatos Tushen e Lushnjes? Po Safetin e Kukësit?

Sepse Shqipëria sot nuk drejtohet nga ligji, por nga një regjim që e ka kthyer korrupsionin në model qeverisës. Rama dhe klani i tij nuk janë më politikanë, por administratorë të një skeme kriminale që çdo ditë vjedh qytetarët, pasuron oligarkët dhe shkatërron të ardhmen e këtij vendi.

Çfarë do t’ju thotë presor Bardhi përfaqësuesve të Universitetit në Austri për stafin akademik të UBT-së?

Dhe për ta mbyllur, pyetjen e fundit le ta bëjë Klotilda Bushka për rektorin e UBT: A është i trepunësuar dhe a punonte si ekonomist për një firmë, të cilën më pas e kishte financuar përmes UBT?

Teksa bën show-un e radhës me rektorin Fatbardh Sallaku 74 ditë para zgjedhjeve, më shumë se gjysma e votuesve mezi mbyll faturat dhe mbijeton në këtë republikë të korrupsionit, që e drejton nga “fitorja në fitore” këtu e 12 vite. Të fala profesor Sallakut!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.