Si i blen qeveria sondazhet e sondazhistëve patronazhistë për të mbajtur pushtetin?!

Xhevdet Rrokaj

Përsëri dhe pa asnjë drojë, fabrikat e manipulimit të opinionit publik hedhin në treg një tjetër sondazh, këtë herë me logon e Barometrit të Euronews Albania. Dhe natyrisht, si gjithmonë, përfundimi është i njëjtë: sipas këtyre matjeve, Edi Rama dhe Partia Socialiste vazhdojnë të jenë të preferuarit e shqiptarëve, edhe pse vendi është zhytur në korrupsion, varfëri dhe emigrim masiv.

Nuk ka rëndësi që vendi ka parë skandale pas skandalesh, që SPAK-u ka futur në burg ish-ministrat dhe eksponentë të rëndësishëm të pushtetit, apo që shumica e qytetarëve ndihen të dëshpëruar nga papunësia dhe mungesa e perspektivës. Sondazhet, çuditërisht, tregojnë se Edi Rama dhe klika e tij janë të pathyeshëm. Kjo është përqeshja më e madhe që mund t’i bëhet logjikës dhe inteligjencës së qytetarëve.

Cilët janë mjeshtrat e këtij manipulimi?

Dy emra spikasin kur bëhet fjalë për sondazhe në Shqipëri: Andi Bushati i ka quajtur dikur “Zaloshnja & Co.” – një skemë që funksionon për të krijuar perceptime të gënjeshtërta dhe për të prodhuar një realitet të fabrikuar që i shërben pushtetit.

Sondazhisti Eduart Zaloshnja

Nga njëra anë kemi Eduard Zaloshnjën, i cili prej vitesh është shndërruar në një lloj astrologu politik që parashikon fitoret e Partisë Socialiste me një precizion që do ta kishte zili edhe Nostradamusi.

Theodhori Cami

Nga ana tjetër, kemi segmentet e kontrolluara të mediave gjoja të pavarura si “Euronews Albania” apo mediat të Bashkise Tiranë  si Varicarlobolinos,  që i servirin këto sondazhe si të vërteta absolute, me synimin për të dekurajuar opozitën dhe për të krijuar idenë se çdo përpjekje kundër Ramës është e kotë. Në fakt pergjimi ambiental në burgun e Durrësit që prokurorët i bënë Veliajt tregon se mediat janë një kënetë ku gëlon trafiku i influecës dhe pronarët  faktik janë ArbërVeliajt dbe Theocamet  që ushqejne me para mediat e “pavarura” qeveritare. Shikoni me kujdes reklamat e TV me valë kombëtare apo lokale  e rajonale  dhe e kupton llumin mediatik të sondazhistëve patronazhistë.

Çfarë po ndodh realisht?

Përtej shifrave të shpikura, realiteti është krejt ndryshe:

• Edi Rama është sot një lider i kontestuar më shumë se kurrë. Afera e inceneratorëve, skandalet me koncesionet dhe përplasjet e hapura me ndërkombëtarët e kanë lëkundur seriozisht pozicionin e tij.

• Qeverisja e tij ka dështuar në çdo sektor jetik. Shëndetësia është një gropë e zezë, arsimi është rrënuar dhe rinia po ikën me shpejtësi marramendëse.

• PD-ja ka tashmë një koalocion dhe  premton një realitet i ri politik. Figura të reja si Adriatik Lapaj, Arlirn Qori, Agron Shehaj po mbledhin gjithnjë e më shumë mbështetje, duke treguar që shqiptarët kërkojnë alternativa të reja.

A është e besueshme që Edi Rama “fiton” edhe sot?

Nëse i besojmë këtyre sondazheve, Shqipëria është vendi ku një kryeministër që e ka kthyer qeverisjen në një sistem mafioz, një kryebashkiak që është zhytur në skandale dhe një grusht oligarkësh që vjedhin çdo ditë, vazhdojnë të kenë mbështetjen e shumicës absolute të qytetarëve. Kjo është një përçmim i hapur ndaj inteligjencës kolektive.

Në fakt, këto sondazhe kanë një qëllim shumë të thjeshtë: të demoralizojnë opozitën dhe të bindin shqiptarët se nuk ka kuptim të ndryshojnë, sepse “populli e do Ramën”. Por e vërteta është krejt ndryshe – çdo sondazh i pavarur dhe çdo kontakt real me qytetarët tregon një zemërim dhe pakënaqësi të madhe.

Shqiptarët nuk janë budallenj. Ata e dinë që pushteti ka blerë sondazhet, mediat dhe opinionistët. Por ajo që nuk mund të blihet është e vërteta, e cila shumë shpejt do të përplaset në fytyrën e atyre që kanë ndërtuar këtë regjim të bazuar në gënjeshtra.

Sondazhet e Rreme dhe Paratë e Qeverisë: Si Manipulohet Opinioni Publik

E vërteta për të cilën askush nuk flet është kjo: pronari i Euronews Albania Barometer, që prodhon “sondazhet” ku Partia Socialiste dhe Edi Rama shfaqen si të pathyeshëm, është Theodhori Cami. Dhe ky i fundit ka përfituar rreth 250 mijë euro nga qeveria shqiptare, konkretisht nga Ministria e Infrastrukturës e drejtuar nga Belinda Balluku.

Paratë e Ballukut për “ndërgjegjësimin” e shqiptarëve

Sipas një investigimi të Publik.al (lexo këtu), Theodhori Cami ka përfituar qindra mijëra euro nga qeveria për një projekt “ndërgjegjësimi” të shqiptarëve. Në realitet, këto para shërbejnë për të krijuar një terren të butë për propagandën e pushtetit.

Dhe rastësisht, i njëjti person që merr para nga qeveria është edhe pronari i Euronews Albania Barometer, i cili publikoi sondazhin sipas të cilit:

• Edi Rama del si kryeministri më i mirë i mundshëm me 43% të mbështetjes

• Partia Socialiste vazhdon të ketë mbi 43% mbështetje, pavarësisht skandaleve, korrupsionit dhe kapjes së institucioneve

• Opozita paraqitet e dobët, e përçarë dhe pa shanse për të ardhur në pushtet

Ky është një konflikt interesi i pastër dhe një manipulim i hapur i opinionit publik. Si mund të quhet e besueshme një matje ku i njëjti njeri që merr para nga qeveria, mat popullaritetin e qeverisë?!

Belinda Balluku i jep 250 Mijë Euro Theodhori Çamit të ndërgjegjësojë shqiptarët

 Si funksionon ky mekanizëm manipulimi?

1. Qeveria paguan individë dhe kompani të lidhura për “projekte ndërgjegjësimi” ose shërbime mediatike. Në rastin konkret, Belinda Balluku ka derdhur 250 mijë euro për Theodhori Camin.

2. Sondazhet prodhohen nga të njëjtët individë të financuar nga qeveria. Pavarësisht realitetit të rëndë ekonomik dhe valës së pakënaqësisë, këto sondazhe nxjerrin Partinë Socialiste si të pamposhtur.

3. Mediet e kapura i amplifikojnë këto sondazhe si të jenë të sakta dhe të paanshme. Sondazhet pastaj përdoren nga Rama, Veliaj dhe eksponentët e pushtetit për të mbajtur elektoratin e tyre të motivuar dhe për të dekurajuar opozitën.

Pse bëhet ky manipulim?

Qeveria e Edi Ramës ka mbajtur pushtetin për më shumë se një dekadë përmes një strategjie të qartë: kapje e mediave, financim i gazetarëve dhe blerje e perceptimit publik. Kur realiteti nuk është më në favorin e tij, ai krijon një realitet të rremë përmes sondazheve të paguara.

Nëse besonim këtë “sondazh”, atëherë duhet të pranonim që shqiptarët:

• Janë të lumtur me korrupsionin dhe skandalet e qeverisë

• Duan të qëndrojnë të sunduar nga e njëjta klikë që i ka rrënuar për 12 vite

• Nuk kërkojnë ndryshim, pavarësisht protestave, emigrimit dhe krizës ekonomike

E vërteta që fshehin këto sondazhe

Por realiteti është ndryshe:

• Edi Rama nuk ka më mbështetjen që kishte. Afera e inceneratorëve, arrestimet e ministrave dhe dorëheqjet e zyrtarëve kanë goditur besueshmërinë e tij.

• Erion Veliaj është gjithashtu nën trysni. SPAK ka nisur hetime dhe janë zbuluar skandale të mëdha për abuzimet me fondet publike.

• Partia Socialiste nuk është më e pathyeshme. Shumë socialistë të zhgënjyer po largohen ose po mbështesin alternativa të reja si Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt apo Levizja Bashkë e Qorit.

Sondazhet e fabrikuara janë një përpjekje e dëshpëruar për të ruajtur status quo-në, por realiteti është kokëfortë. Nuk ka sondazh të blerë që mund të fshehë krizat e shumta që ka prodhuar kjo qeveri. Dhe pavarësisht parave të hedhura për të manipuluar opinionin, në fund vendos populli, jo Theodhori Cami  dhe Eduart Zaloshnja dhe mercenarët e tij mediatikë.

Publikuar nga Publik Media