SOT ELTONI, NESËR RADHA JUAJ!

Flamur Vezaj

THIRRJE PËR KOLEGËT
SOT ELTONI, NESËR RADHA JUAJ!
NESER, pra më 19 mars 2025, ora 10:00, në Gjykatën Kushtetuese do të mbahet një seancë vendimtare për çështjen e sekuestrimit të pajisjeve elektronike të gazetarit Elton Qyno nga SPAK.

Kjo nuk është thjesht një betejë individuale, por një çështje që prek lirinë e medias dhe mbrojtjen e burimeve gazetareske. SPAK-u, e deklaroi vet, “po kërkojmë burimin”! Pas shkeljeve të njëpasnjëshme, përfshirë shpërfilljen e urdhrave ndërkombëtarë dhe kopjimin e të dhënave të pajisjeve të tij, rreziku që një precedent i tillë të kthehet në normë është i madh.
Nëse sot heshtim për Eltonin, nesër mund të jetë radha e kujtdo prej nesh.

Bashkohuni të gjithë gazetarët dhe përfaqësuesit e medias, që të jeni të pranishëm në këtë seancë publike për të treguar se LIRIA E SHTYPIT nuk është e negociueshme.
Ky është momenti për të mbrojtur të drejtën për informim dhe për të ndalur përpjekjet për intimidimin e gazetarisë së pavarur.
VENDI:
Gjykata Kushtetuese – 19 Mars 2025, Ora 10:00
MOS MUNGONI

Publikuar nga Publik Media