Pse Manastirliu nuk shkarkoi Sekretarin e Përgjithshëm Tola pas akuzave të rënda të KLSH?!

Të paprekshmit si Erzen Tola

Ministrja Ogerta Manastirliu po përballet me një stuhi të re akuzash, ndërsa pyetja që mbetet pa përgjigje është, se pse ajo refuzoi të shkarkojë Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Erzen Tola, pas kërkesës së qartë të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH)?

Z. Tola, i përfshirë në një sërë shkeljesh ligjore sipas raportit të KLSH-së, vazhdon të qëndrojë në detyrë, duke ngritur dyshime mbi ndikimin dhe mbrojtjen që gëzon brenda strukturave të Ministrisë.

Dokumentet e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë zbuluar shkelje të rënda nga ana e Tolës dhe qysh para disa muajsh është kërkuar largimi i tij nga shërbimi civil.

Kërkesa e KLSH

Konkretisht, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka kërkuar qysh para një viti që Erzen Tola, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS) dhe Ish/drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme Rregullatore për Arsimin dhe Sportin, dhe në rolin e Kryetarit të STP të largohet nga shërbimi civil. Po ashtu, Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon që të merren masa disiplinore për disa zyrtarë të tjerë. Por sot qe flasim Z. Tola është ne detyre dhe Manistriliu refuzon ta shkarkoje ate duke e përdorur si “ushtar” kundër ligjit.

Ja dokumenti i KLSH për MAS

MASA DISIPLINORE

Mbështetur në nenin 59, pika 4, shkronja “a” dhe “b”, të ligjit nr. 152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar dhe VKM nr. 115, datë 05.03.2014, “Për përcaktimin e procedurës disiplinore dhe të rregullave për krijimin, përbërjen e vendimmarrjen në komisionin disiplinor në shërbimin civil”, I rekomandojmë Ministrit të Arsimit dhe Sportit në vlerësim të parregullsive të konsideruara nga ana jonë, sipas pikës 1 shkronja “a” dhe “b” të nenit 57 të ligjit nr. 152/2013, të urdhërojë fillimin e procedurave përkatëse për shqyrtimin dhe dhënien e masave disiplinore për personat përgjegjës në procesin e mbështetjes financiare të studentëve të shkëlqyer dhe nëpunësve civilë të administratës shtetërore dhe për mos kryerje të detyrave funksionale në kohë dhe inicimin me vonesë ose fare të proceseve gjyqësore për kthimin e lekëve të marra nga përfituesit e Fondit të Ekselencës në buxhetin e shtetit në shkelje të detyrimeve kontraktuale, të trajtuara në mënyrë të detajuar në Raportin Përfundimtar të Auditimit, në proporcion me shkeljet sipas nenit 58, shkronja “b”,”c” dhe “ç” të ligjit. nr. 152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, e konkretisht:

PËR PUNONJËSIT NË MARRËDHENIE PUNE

1. Z. Erzen Tola Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Ish/drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme Rregullatore për Arsimin dhe Sportin, dhe në rolin e Kryetarit të STP, sipas urdhrit të Ministrit të MAS, nr. 194, datë 19.05.2015, Largim nga shërbimi civil sipas nenit 58 pika ç; /Sot

Publikuar nga Publik Media