A po bën prapakthehu Basha ?!
Lulzim Basha ka kryer sot dy kthesa të papritura. E para ai ka pranuar propozimin e presidentit Nishani për një takim me Ramën. E dyta ai ka pranuar një viideo konferencë të grupit të tij parlamentar, që nuk e mblidhte prej javësh ku presidenti i PPE pritet ti flasë deputetëve për mosbojkotiomin e zgjedhjeve.
Pra po ti shohësh këto dy hapa duket sikur ka një ndryshim radikal qëndrimesh.
Basha edhe sot e ka mohuar një takim fasadë me Ramën. Ai ka vënë një kusht të panegociueshëm: Krijimin e qeverisë teknike dhe hapjen e tryezës pas saj. Nuk pritet që ndryshojë këtë kusht edhe pse ka shumë thashetheme se diçka e ka detyruar të tërhiqet. Fakti se pas një rezitence të gjatë pa u konsultuar me deputetët e grupit parlamentar edhe për raportet me partite simotra europiane dhe një videokonferencë ku presidenti i PPE pritet ti flasë deputetëve për mosbojkotimin e zgjedhjeve ndoshta Basha ka bërë një prapakthu të detyruar?!
Deri tani edhe pse përflitet në arritjen e marrëveshjeje asgjë nuk do të ishte e sigurtë pa një Qeveri Besimi në variantin e Ilir Metës para se të zgjidhej President i Republikës
Edhe pse ka shumë zëra se mund të ketë ndikim të fortë të ish liderit demokrat Berisha në këtë tërheqje nëse do të ndodhë , në fakt Basha nuk mund të dështojë me turp.
Ai nuk e konsideron më karriken e Lulzim Bashës por po lufton për një kauzë e cila nuk është më e tij por e Shqipërisë
Ai e ka menduar se edhe ndërkombëtarët të cilët kanë dërguar deri mesazhe kërcënuese në drejtim të kreut të PD-së nuk do të jetë e lehtë për ti përballuar.
Jo pak presion duket se ushtrojnë edhe aleatët dhe disa zëra disidentë brenda PD, që duket sikur e bëjnë të pamundur misionin e tij opozitar
Prandaj do të ishte thjesht një harakiri i Bashës dhe opozitës futja në zgjedhje pa kushtet e vëna paraprakisht. Basha ishte i qartë sot kur tha:” miliarda janë në loje! I kanë mbyllur gojën mediave dhe do do të blejnë, gjithçka ashtu siç ulën Ilir Metën në poltronin e presidentit me 35 nilionë dollarë”.
Përtej retorikës politike dhe diskursit Basha duket se është i vendosur të paktën të dalë faqebardhë në betejën e tij, nuk ka rëndësi fiton apo humbet në zgjedhjet e ardhëshme të dakortësuara./Publik.live
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



