Adriatik Dosti
Heq flamurin e Kosovës nga salla ku po mbahet Kongresi i 49-të i saj në Beograd. Një turp dhe skandal i madh që e njollos Shtëpinë Europiane të Futbollit si kurrë më parë në historinë e saj.
Dje, në ditën e parë të kongresit në fjalë, flamuri dhe simbolet e shtetit të Kosovës ishin aty, të pranishëm sikurse edhe të 54 shteteve anëtare të UEFA-s që po marrin pjesë në këtë kongres. Sot, pas ankesës së Serbisë, duket se UEFA dhe presidenti i saj slloveni Čeferin janë trembur e më pas janë zbythur përpara Serbisë, teksa nxituan që të heqin flamurin e Kosovës dhe të gjitha simbolet e një shteti anëtar të saj me të drejta të plota.
Absolutisht që ngjarja në fjalë tashmë me plot gojën duhet të quhet njolla më e errët dhe turpi më i madh në historinë 61-vjeçare të vetë UEFA-s. Në vend që UEFA t’i tregonte vendin Serbisë e madje edhe t’i kishte ndërprerë punimet e kongresit të saj pas kërcënimeve e presioneve të Serbisë… e në vend që vendet e tjera anëtare në këtë kongres të kishin protestuar ashpër ndaj këtij veprimi banditesk të Serbisë e këtij lëshimi skandaloz e të paprecedent të vetë UEFA-s… Čeferini me shokë dhe me pseudo-shqiptarin Duka në krah kanë heshtur, janë trembur, kanë mbyllur gojën, janë zbythur dhe nuk kanë reaguar fare.
Minimumi që duhet të bënin dy presidentët shqiptarë të federatave të futbollit të Shqipërisë dhe të Kosovës… Duka e Ademi pas kësaj ngjarjeje ishte braktisja e menjëhershme prej tyre ndaj këtij kongresi të turpshëm të UEFA-s… aq më shumë që Duka rëndohet goxha edhe nga fakti tjetër, ai i të qenit edhe zv.president i UEFA-s.
E morët vesh tani pse Shqipëria e Ramës dhe e Dukës po plasin derisa ta organizojnë Europianin e U-17 së bashku me Serbinë… E morët vesh tani pse serbët djegin flamurin e Kosovës dhe nuk ndalen në thirrjet e tyre makabre e raciste ndaj shqiptarëve në çdo event sportiv kombëtar e ndërkombëtar… dhe kjo fare palaço UEFA bën sikur i dënon ata…
Turp dhe skandal i madh.