Vora si etalon i zgjedhjeve

Klodian Tomorri

Kjo eshte tabela qe krahason rezultatet e votimeve ne Bashkine Vore, 2025 me 2021.

Kater gjera vihen re:
1- Numri i votuesve ka rene me 1549 ose me 9.8 per qind krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021.

2- Partia Demokratike dhe LSI/PL kane rene me 1802 vota ose 27.2 per qind. Pra praktikisht, ne Vore renia e pjesemarrjes eshte renie e votave te opozites. Madje me shume.

3-Partia Socialiste ka rene me 376 vota ose 4.4 per qind. Por per shkak te relativitetit eshte rritur ne perqindje vote nga 53.85 per qind qe ishte ne 2021, ne 57.1 per qind keto zgjedhje.

(Edhe pse PS ka humbur 376 vota ose 4.4 per qind, renia me 27.2 per qind e opozites, ben qe ajo te rritet ne peshe dhe te fitoje me shume mandate).

4- Partite e vogla kane fituar rreth 630 vota me shume se ne 2021.

Ajo qe ka ndodhur ne Vore kam pershtypjen se eshte etaloni i asaj qe ka ndodhur ne te gjithe Shqiperine.

Me shume gjasa, Partia Socialiste ka per te marre me pak vota se ne vitin 2021, por shume me teper mandate. Per shkak te ligjit te relativitetit, kur kundershtari yt bie me shume se ty, ti rritesh.

Publikuar nga Publik Media