E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ku humbi Dumani dhe Task-forca e tij?!
Lajme

Ku humbi Dumani dhe Task-forca e tij?!

“Ujku, ujku” bërtet SPAK-u, ndërsa çakalli bënte kërdinë…

Flamur Vezaj

Kjo është Shqipëria e vitit 2025, vendi ku drejtësia jo vetëm që është selektive, por është bërë dhe regjisore e një reality-show komik, ku protagonist është SPAK-u me lupën në dorë dhe verbërinë e zgjedhur me kujdes. Këtë herë “armikun e zgjedhur” e kanë gjetur: Partia e Doshit! Të gjithë janë turrur pas saj si të kenë zbuluar Al Caponen në Bushat. Çfarë gjetën? Telefona! Po, telefona! Aq shumë bujë për një “kallaj” teknologjik.

SPAK-u, me task-forcën që u lançua si “Dream Team” me reklama hollivudiane, doli më në fund në terren. Jo për ndonjë mega-aferë, por për të kapur mesazhet e një militanti që shkruante “do vish te mitingu?”. Kjo është drejtësia me efekt zhurme, pa asnjë efekt konkret. Ndërkohë Doshi? Po bën atë që ka bërë gjithmonë: ndihmon hallexhinjtë dhe ata e shpërblejnë me votë. Kur e bënte me PS-në dhe PD-në ishte “strategjik”, tani u kthye në “rrezik kombëtar”.

Por le të flasim për të çakallin!

Në Durrës, Arkand Balla ka përsëritur me sukses formulën “Qyrbja-Gjushi”, një supermakineri votash që e bën Ramën të duket si fillestar.
Me ndihmën e Ergys Agaçit dhe Xhevdet Troplinit (Poja), kanë arritur standardin zviceran të manipulimit pa asnjë hetim. SPAK? Atje e gjen te ndonjë kafene, duke u këshilluar për cilësinë e kartelave SIM!

Po në Elbasan?

Sara Mile, zonja e ndarësve metalikë, e preferuara e zv/kryeministres Baluku, ka mbledhur vota nga të gjithë atje, Aqif Rakipi,
Dine Çami, Kamber Mehaj e njerëzit e Suel Çelës! Një operacion i kompletuar! Po SPAK? Ka ngecur duke analizuar një telefon Nokia model I vjetër, i sekuestruar në Rrëshen.

E pastaj kemi “shpresën e re të urbanizimit të ndershëm”, Blendi Gonxhen, zëvendësuesin potencial të Lali Erit!

“Investitorët strategjikë” të Tiranës dhe “ndërtuesit” e ndershëm I numërojnë votat më mirë se fondet e PPP-ve! SPAK nuk duket gjëkundi për Gonxhen se i prish imazhin! Edhe Orlando Rakipi fitoi me suksese mandatin e dytë, fal politikave të tij shumë të dobi prurëse në Tiranë!

Por akti final i tragjikomedisë ndodhi në burgje! Aty ku ndodh mrekullia shqiptare: Ministri i Brendshëm del kandidati më i votuar. Dhe pas tij, zonja e një prokurori merr më shumë vota se gati e gjitha opozita.

Demokracia jonë është kaq e fortë, sa të burgosurit votojnë për ata që i kanë futur brenda!

E SPAK?

 Po, po… ndoshta ishte duke çaktivizuar Face ID në ndonjë telefon të sekuestruar.

Që pas 9 majit, treshja e VIP-save Dumani, Çelaj dhe Proda janë zhdukur nga qarkullimi, mbase janë dërguar me mision të posaçëm në “shtëpinë e pushimeve” që ndodhet pranë pushtetit. Zgjedhjet, sipas tyre, shkuan “perfekt”. Sepse kur votat vidhen me shije, nuk lihen gjurmë për SPAK-un.

Tani, spektakli ka mbaruar. SPAK ka nisur fazën “pas-zgjedhore”: kontrollin e telefonave të militantëve të Doshit. Ndërsa çakallët e vërtetë, ata që blejnë vota me leje ndërtimi dhe miliona euro “investime patriotike”, pijnë verë të bardhë dhe qeshin… me drejtësinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.