Irena Beairaj
Situata eshtë depresionuese. Është konfuze. Është e tensionuar. Nuk na pëlqen se ku po shkon vendi. Nuk na pëlqen ajo që po ndodh.
Çfarë duhet të bëjmë? Sidomos kur jemi kaq të pafuqishëm, si qytetarë të zakonshëm, njerëz që nuk mbajnë poste, veçanërisht kur përballemi me çmendurinë, me inercinë, e jemi kundër kaq shumë gjërave.
“Kujtoji vetes se detyra jote është të jesh një qenie njerëzore e mirë”, shkruan Mark Aureli tek Meditime. Si reagim, , kundër kohërave jofunksionale dhe mizore, “kujtoji vetes se çfarë kërkon natyra nga njerëzit”, shtoi ai. “Atëherë bëje, pa hezitim, dhe thuaj të vërtetën ashtu siç e sheh.”
Ne nuk jemi drejtues. Ne nuk jemi deputetë. Por ne jemi qenie njerëzore, të lidhura me të gjitha qeniet e tjera njerëzore. Detyra jonë është të bëjmë punën tonë – ta bëjmë atë me virtyt dhe ndershmëri. Detyra jonë si qytetarë është të marrim pjesë në politikë – jo të lëshojmë fushën thjesht sepse na zhgënjen dhe na neverit.
Dhe mbi të gjitha, është të themi me guxim të vërtetën ashtu siç e shohim. Të mos pranojmë gënjeshtrat. T’i quajmë gjërat ashtu siç janë. Të dënojmë atë që meriton dënim. Të mbrojmë parimet dhe idetë që meritojnë mbrojtje. Të themi se kush jemi; çfarë është e mirë, çfarë është e keqe ; me çfarë nuk jemi aspak dakord ; edhe nëse nuk mund ta ndalojmë, mund ta themi qartë dhe me zë të lartë se nuk e pranojmë që kjo të bëhet në emrin tonë.
Vetëm kështu edhe pse ngadalë, mund ta ndryshojmë situatën.