E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuzohet për ekzekutimin e 41-vjeçarit shqiptar, zbardhet dëshmia e Mikel Selimajt: Nuk kisha qëllim të vrisja Altinin, kishim pirë të dy drogë
Flash

Akuzohet për ekzekutimin e 41-vjeçarit shqiptar, zbardhet dëshmia e Mikel Selimajt: Nuk kisha qëllim të vrisja Altinin, kishim pirë të dy drogë

Mikel Selimaj, 46 vjeç, së bashku me dy persona të tjerë, është arrestuar dhe akuzohet për vrasjen e Altin Arapajt, 41 vjeç, ngjarje që ndodhi në zonën e Rafinës, Greqi. Pas ndalimit, të tre të dyshuarit janë dërguar në gjykatën e Evelpidon në Athinë.Selimaj u kap nga autoritetet greke të premten, më 23 maj 2025, në një apartament në zonën Glyka Nera. Ai ishte shpallur në kërkim me një urdhër-arresti për akuzat e vrasjes me dashje, si dhe mbajtjes dhe përdorimit të paligjshëm të armës. Dy personat e tjerë që ndodheshin me të, akuzohen si bashkëpunëtorë në krim.Sipas burimeve hetimore, Selimaj ka deklaruar se nuk kishte ndërmend të kryente vrasje, por se gjithçka ndodhi në kushte të paqarta, pasi të dy – ai dhe viktima – kishin konsumuar lëndë narkotike dhe, sipas tij, ai “nuk kishte kuptuar se çfarë po ndodhte”.Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht motivin dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.