E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Subashit i prishet asfalti 10 ditë pasi u shtrua nga “Paqësori”
Denoncime

Subashit i prishet asfalti 10 ditë pasi u shtrua nga “Paqësori”

Skandal në Fier: Rruga e sapo asfaltuar në fshatin Kraps dëmtohet pas 10 ditësh! Banorët akuzojnë Bashkinë dhe kompaninë “Paqësori”

Një tjetër investim i dyshimtë me fondet publike ka shpërthyer në Bashkinë Fier. Vetëm 10 ditë pas përfundimit të punimeve për asfaltimin e rrugës në fshatin Kraps (Griz), rruga ka nisur të degradojë me shpejtësi: çarje, shembje dhe dëmtime serioze në disa segmente.

Banorët kanë publikuar foto që tregojnë qartë cilësinë e mjerueshme të punimeve. Sipas tyre, trashësia e asfaltit nuk kalon 5 cm, ndërsa gjerësia e rrugës nuk respekton parametrat e projektit. Për më tepër, kamionët e Bashkisë Fier, të ngarkuar rëndë, kalojnë çdo ditë në këtë aks duke përshpejtuar degradimin.

“Dua të postoni këtë foto që tregon punimet këtu në zonën tonë. Rruga sapo u përfundua dhe u prish nga kamionët e bashkisë. U ndërtua me trashësi jo më shumë se 5 cm në çdo pjesë. Armando Subashi është përgjegjës për këtë tender bashkë me firmën ‘Paqësori’ nga Lushnja,” – shprehet një qytetar i revoltuar për Publik.al.

Në qendër të akuzave është kryebashkiaku Armando Subashi dhe kompania zbatuese “Paqësori”, të cilët dyshohen për abuzim me fondet publike dhe zbatim fiktiv të projektit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.