E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrënimi dhe pastrimi i territorit me efekt special tritoli
Lajme

Rrënimi dhe pastrimi i territorit me efekt special tritoli

Naim Noka

Sot kryeministri ndau një video me tritol nga restorti i drejtuesit  IKMT në Durrës Ardian Halili.

Pas 12 vitesh në pushtet, Edi Rama krenohet se “po vendos rregull” duke hedhur në erë me tritol resortet pa leje të funksionarëve të administratës. Një show i radhës, me kamera e tymnajë, që shitet si arritje e qeverisjes.

Por e vërteta është se këto resorte nuk kanë rënë nga qielli   janë ndërtuar nën hundën e pushtetit, me leje të heshtura dhe me sy të mbyllur nga institucionet që vetë Rama kontrollon. Tani, të njëjtat institucione, në vend që të japin llogari pse i lanë të ngrihen, bëjnë propagandë duke filmuar shkatërrimin.

12 vite kohë, miliarda euro borxhe dhe PPP, dhe bilanci është një spektakël me tritol. Ky është versioni shqiptar i “urbanizimit të qëndrueshëm”: ti  je funksionar dhe ndërton pa leje, shteti shetitet me kamera dhe të hedh në erë, e pastaj të thotë “Shqipëria po ecën përpara”.

Në fakt, kjo është ironia më e madhe: qeveria që i dha lejet, bëri sytë qorr kur resortet u ngritën, tani krenohet se i rrëzon me tritol. Nga njëra anë e legalizon korrupsionin, nga ana tjetër e filmon spektaklin e shkatërrimit për ta shitur si sukses.

Me pak fjalë, Rama po hyn ne mandatin e katërt me film të ri  nga Rilindje urbane, në “pastrim me efekt special tritoli”.

Nuk ka rëndësi nëse po prish në Theth, në Gjirin e Lalëzit apo në Ksamil , kjo është thjesht fasadë: një qeveri që i lejon herë oligarkët e vet të ndërtojnë pa leje herë drejtuesit e administratës, e pastaj bën spektakël duke i rrëzuar,për të treguar “forcën e shtetit”. Nga Rilindja Urbane te “Rrënimi me efekt special tritoli”, ky është bilanci i 12 viteve  nga qeveria Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.