E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Populli që e tradhton lirinë e vet, i dënuar të rrojë i robëruar
Lajme

Populli që e tradhton lirinë e vet, i dënuar të rrojë i robëruar

Ne e humbëm lirinë në vitin 1944 jo sepse na e mori dikush me dhunë, por sepse vendosëm vetë t’ia dorëzonim një njeriu dhe një regjimi. Dhe këtë e kupton më qartë kur dëgjon këngët që i kënduan Enver Hoxhës nga jugu i polifonisë te veriu i çiftelisë. Nga lavdia e rreme e korit popullor, te pëshpërima e frikës në çdo familje  ishte një vendim kolektiv, një dorëzim i vetëdijshëm- shkruan DOM Gjergj Meta.

Por tragjedia më e madhe është se, edhe pse diktatori ka dekada që është zhdukur, liria ende nuk ka ardhur. Ne e lamë veten pa të dhe vazhdojmë të jetojmë pa të, sepse nuk po bëjmë demokracinë. Sepse nuk e dimë ende si të jemi qytetarë të lirë, por vetëm si t’i shërbejmë një tjetër “Enveri” që e sajojmë herë pas here. Nga pushtetet lokale te qeveritë qendrore, nga idhujt e rremë te liderët e rinj, ne vazhdojmë të kërkojmë një “udhëheqës” që të na shkelë.

Një popull që e tradhton lirinë e vet, është i dënuar të rrojë gjithmonë i robëruar. Dhe ky është dënimi ynë sot. Sa popull fatkeq!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.