E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këshilltarët e PS mbledhje të jashtëzakonshme sot në selinë rozë
Lajme

Këshilltarët e PS mbledhje të jashtëzakonshme sot në selinë rozë

Këshilltarët bashkiakë të Partisë Socialiste në Tiranë kanë thirrur sot në orën 17:00 një mbledhje të jashtëzakonshme. Ndonëse nuk është komunikuar tema e mbledhjes, aludohet se ajo do zhvillohet për të diskutuar dhe vendosur mbi shkarkimin e kryetarit aktual të Bashkisë, Erion Veliaj.

Sipas burimeve të brendshme të partisë, mbledhja është thirrur pas një periudhe tensioni të brendshëm dhe pasigurie në lidhje me drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Disa anëtarë të djathtë të Këshillit Bashkiak kanë shprehur shqetësime për mënyrën e menaxhimit të projekteve të ndryshme dhe për marrëdhëniet e krijuara me qytetarët. Ata kanë kërkuar një analizë të thelluar të performancës së Veliajt dhe një diskutim të hapur mbi mundësinë e ndryshimit të drejtimit të Bashkisë.

Ata kanë theksuar se ky është një moment i rëndësishëm për të vlerësuar angazhimin e PS-së për transparencë dhe përgjegjësi.

Ky është veprimi i parë për nisjen e procedurave për shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, i cili ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit të këtij viti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.