Aksident i trefishtë në Fier, ka të plagosur (Detaje)
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin e vjetër Fier–Cakran, ku janë përfshirë tre automjete, një Audi, një Hyundai dhe një Volkswagen.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i lënduar drejtuesi i njërit prej automjeteve, i cili është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit për trajtim të specializuar.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet e nevojshme për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të siguruar informacione të mëtejshme.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



