Kujdes prej tyre, kjo është shenja më e urryer e horoskopit
Për disa janë sharmantë, inteligjentë dhe komunikues të lindur. Për të tjerët, janë thjesht të pabesueshëm dhe të lodhshëm. Në analizat e miliona postimeve në rrjetet sociale, një shenjë e horoskopit del vazhdimisht si më e përfolura negativisht: Binjakët. Pra, mes ironisë dhe së vërtetës, Binjakët janë në vend të parë si shenja zodiakale që tërheq më shumë antipatinë.
Shkaku? Thuhet se është “dy-fytyrësia” e tyre e famshme. Një ditë të mbështesin, ditën tjetër të injorojnë. Janë mjeshtër të fjalës, dinë të të bëjnë për vete, por edhe të të zhduken pa paralajmërim. Të lindurit nga fundi i majit deri në mesin e qershorit kanë këtë reputacion: të paparashikueshëm, sarkastikë dhe… pak të rrezikshëm emocionalisht.
Janë gjenialë, por të paqëndrueshëm
Binjakët njihen për mendjen e mprehtë dhe aftësinë për të folur bukur. Por pikërisht këto cilësi ndonjëherë i bëjnë edhe të duken manipulues. Sipas të njohurve të kësaj shenje, mund të thuash një gjë në mëngjes dhe ta mohosh në darkë — dhe kjo të vijë krejt natyrshëm.
Të paqartë apo thjesht kompleksë?
Binjakët janë si një reality show emocional – herë pas here të mbajnë në tension, shpesh të bëjnë për vete. Disa thonë se janë të paqëndrueshëm, të tjerë se thjesht nuk duhen marrë shumë seriozisht. Por për shumë njerëz, marrëdhënia me një Binjak është një udhëtim pa hartë.
Si i mbrojnë veten vetë Binjakët?
“Jemi më të thellë se ç’duket”, thonë ata. “Kemi shumë dritë-hije”. Dhe ndoshta kanë të drejtë – sepse nuk është gjithmonë e lehtë të kuptosh një Binjak. Por s’ka dyshim: janë më të përfolurit, më të keqkuptuarit… dhe ndoshta edhe më të urryerit në zodiak.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



