Bashkëpunimi me PD, Shehaj zbulon kushtin që ka për Berishën

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Agron Shehaj ka reaguar sot lidhur me diskutimet për bashkëpunimin mes opozitës dhe Partisë Demokratike, duke theksuar se forca që ai përfaqëson nuk pranon negociata mbi baza emërore apo pazare politike.

“Nëse Partia Demokratike do negociata me ne, duhet ta ndajë mendjen. Nuk mund të negociojmë mbi pyetjen ‘a do mbështesni këtë apo atë emër’, cilido qoftë ai i PD-së. Kjo nuk është negociatë, është pazarlëk, dhe ne nuk e pranojmë,” tha Shehaj.

Ai theksoi se e vetmja mënyrë për të çuar përpara bisedimet është një zotim i qartë nga PD për të mbështetur një kandidat të përbashkët jashtë partive politike.

“Kjo ka qenë dhe arsyeja pse deri më tani nuk jemi ulur me PD-në. Ne kemi kërkuar që kandidati të jetë jashtë partive, dhe këtë e kemi bërë të qartë.”

Shehaj theksoi gjithashtu nevojën për bashkim të opozitës pa përjashtime.

“PD nëse do negociata me ne, duhet ta ndajë mendjen. Ne nuk bëjmë negociata nëse kërkese e tyre është do me mbështesni apo jo një emër cilido qofte ai i Partisë Demokratike. Në këtë gjë nuk ka negociata, nuk bëjmë pazare.

Ne ulemi dhe flasim vetëm nëse marrim një përgjigje nga PD, e cila zotohet dhe a gazhohet qe po do dalim me një kandidat jashtë partive politike.Kjo ka qenë pengesa pse ne nuk jemi ulur me PD.

Unë mendoj që nëse duam të zgjedhim një kandidat jo te korruptuar ne Bashkinë e Tiranës duhet tu shtrime dorën të gjithëve. Edhe nuk e shoh absolutisht te arsyeshme këta jo, këta po.

Nuk jemi në këto kushte. Duhet ti shtrimë dorën të gjithëve, Qorrit, Lapaj, Shabanit, te gjithëve pa përjashtim. Opozita nuk ka luksin te vendosi veto,” tha Shehaj.

Publikuar nga Publik Media