E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është vlonjati i dyshuar si vrasës i biznesmenit italian
Flash

Kush është vlonjati i dyshuar si vrasës i biznesmenit italian

Kamber Sulçaj, 48 vjeç, i shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Tepelenë, rezulton të jetë aksioner në një gurore që operon në zonën e Bratajt, në Selenicë të Vlorës.

Sipas të dhënave zyrtare nga Qendra Kombëtare e Biznesit, Sulçaj zotëron 25% të aksioneve në subjektin “Stone Quramenga”. Aksionarë të tjerë në këtë kompani janë edhe anëtarë të familjes së tij: babai, Delo Sulçaj me 20% dhe vëllai Akil Sulçaj (i njohur edhe me emrin Ermal) me 15%. Pjesa tjetër e aksioneve i përket dy ortakëve të tjerë jashtë familjes.

Përveç biznesit në industrinë e nxjerrjes së gurit, Kamber Sulçaj rezulton të jetë edhe pronar i një stani me bagëti në zonën e tij të origjinës.

E shkuara penale e familjes Sulçaj

Familja Sulçaj nuk është e panjohur për autoritetet ligjzbatuese. Në maj të vitit 2021, në qytetin e Vlorës u arrestua vëllai i Kamberit, Gazmend Sulçaj, së bashku me kushëririn Roel Sulçaj. Ata u kapën në flagrancë me 2,632 fara kanabisi, të destinuara për kultivim dhe shitje.

Ngjarja e rëndë në Tepelenë, ku mbeti i vrarë biznesmeni italian, ka tronditur opinionin publik. Ndërkohë, hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit vijojnë, ndërsa Kamber Sulçaj është në arrati dhe po kërkohet nga policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.