Vetëm pak ditë larg sfidës Serbi-Shqipëri, FIFA dënon FSHF-në
Federata Shqiptare e Futbollit është gjobitur me 10 mijë franga zvicerane nga Komisioni i Disiplinës së FIFA-s, për shkak të incidenteve të ndodhura jashtë stadiumit “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri – Letoni, më 9 shtator 2025, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror 2026.
Në një reagim zyrtar, FSHF ka bërë me dije se do të apelojë vendimin në instancat përkatëse të FIFA-s dhe ka nisur procedurat ligjore për të kundërshtuar këtë masë disiplinore.
Federata i bën thirrje tifozëve që në ndeshjet e ardhshme të tregojnë qytetari dhe përgjegjësi, duke mbështetur Kombëtaren me pasion, por pa krijuar situata që mund të dëmtojnë interesat dhe imazhin e saj ndërkombëtar.
Ky vendim vjen vetëm pak ditë para sfidës së Shqipërisë me Serbinë. Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin “Gradski Stadion Dubočica” në Leskovac, një transferim që erdhi pas miratimit të UEFA-s dhe kërkesës së Federatës Serbe për të zhvendosur takimin nga Beogradi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



