E ‘zbulon’ Kujtim Gjuzi: Ja mënyra që i jep fitoren e sigurtë opozitës
Kreu i Partisë Kombëtare Konservatore, Kujtim Gjuzi, ka akuzuar Presidentin Bajram Begaj për shkelje të Kushtetutës me dekretin e tij lidhur me zgjedhjet në Tiranë. Gjuzi kërkon largimin e Begajt nga detyra për këtë arsye.
Ai është shprehur i bindur se nëse kandidon për kryetar të Bashkisë së Tiranës, fitoren e ka të sigurt.
“Presidenti ka shkelur Kushtetutën dhe duhet të largohet nga detyra. Nëse unë do të jem kandidat, gara është e fituar. Nëse unë futem në garë, Edi Rama s’ka asnjë mundësi të vjedhë vota,” tha Gjuzi.
Ai i drejtoi një mesazh edhe kryeministrit Rama: “Mos prek zgjedhjet dhe nëse nuk preken, fiton e djathta. Nëse zgjedhjet mbahen në mënyrë të ndershme, mund të fitojë edhe Kalaja.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



