E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtësia e re liron Redi Mollën, trurin e 5D
Denoncime

Drejtësia e re liron Redi Mollën, trurin e 5D

Vuan nga zemra! Do  të inaugurojë hotelin tek Vollga

Drejtësia e re mbyll sytë: Ish-drejtori i Bashkisë së Tiranës, Redi Molla, lirohet nga burgu  hoteli me 5 yje në Durrës gati për inaugurim

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të lirojë nga burgu ish-drejtorin e Bashkisë së Tiranës dhe një nga personazhet kyç të dosjes “5D”, Redi Molla, duke ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Vendimi vjen në një moment kur duket se “hesapet” e drejtësisë me të janë mbyllur, ndërsa projekti luksoz i familjes Molla në Durrës është drejt përfundimit.

Hoteli i 5 yjeve i babait, “investitor strategjik” me kapital 100 lekë

73-vjeçari Selim Molla, babai i ish-drejtorit të UKT-së, është shpallur “investitor strategjik” për ndërtimin e një hoteli me 5 yje në zemër të shëtitores së Vollgës në Durrës.

Kompania e tij “Restur” sh.p.k., me kapital themeltar vetëm 100 lekë, nuk ka asnjë përvojë të mëparshme në sektorin e turizmit apo hotelerisë, dhe nuk rezulton të ketë aktivitet financiar të regjistruar në ndonjë fushë tjetër.

Megjithatë, përmes një manovre të qartë biznesi, Molla ka blerë 24% të aksioneve të kompanisë “Mediterranean Investment Group”, e cila po ndërton hotelin luksoz Crowne Plaza Durrës, një investim që kap vlerën e mbi 20 milionë eurove.

Aksionet e blera nga familja Molla kapin vlerën e rreth 200 mijë dollarëve, ndërsa pjesa tjetër kontrollohet nga partnerë privatë që kanë marrë miratimin për të përfituar lehtësitë fiskale dhe tokën publike përmes statusit “strategjik”.

“Arsyet shëndetësore” që shpëtuan ish-drejtorin

Në vendimin e saj, Gjykata e Apelit ka argumentuar se lirimi nga burgu është bërë për arsye shëndetësore, pasi Molla vuan nga probleme kardiake dhe po trajtohet mjekësisht prej muajit korrik.

Por për shumëkënd, ky është vetëm justifikimi formal i një drejtësie që duket se ka humbur busullën përballë pushtetit dhe parave.

Dosja “5D”: tenderat e Tiranës dhe zyrtarët që u pasuruan

Redi Molla u arrestua si pjesë e hetimeve për dosjen “5D”, që lidhet me një skemë të dyshuar korrupsioni dhe abuzimi me fondet publike në Bashkinë e Tiranës.

Sipas akuzës së SPAK, disa drejtorë dhe zyrtarë të afërt me administratën e kryebashkiakut Erion Veliaj kishin përfituar tendera përmes kompanive të regjistruara në emër të familjarëve, duke pastruar paratë në projekte ndërtimi e investime private.

Vendimi për ta kthyer në “arrest shtëpie” ish-drejtorin Molla, ndërkohë që hoteli i babait të tij ngrihet përballë detit në Vollgë, shënon edhe një tjetër shembull se drejtësia e re po i rikthen privilegjet të vjetërve, ndërsa qytetarët mbeten me iluzionin e reformës.

Molla ka blerë 24% të aksioneve të kompanisë “Mediterranean Investment Group” që do ndërtojë hotelin, me vlerë mbi 200.000 $, teksa vlera e hotelit Crowne Plaza Durrës shkon mbi 20 MLN €.

Ky vendim sipas gjykatës, është marrë për arsye shëndetësore, pasi Molla raportohet se vuan nga probleme kardiake dhe prej muajit korrik po i nënshtrohet trajtimit mjekësor.

Redi Molla u arrestua si pjesë e hetimeve për dosjen “5-D”, që lidhet me një skemë të dyshuar korrupsioni në Bashkinë e Tiranës. Sipas akuzës, ai dhe disa zyrtarë të tjerë kishin përfituar tendera publikë nëpërmjet kompanive të regjistruara në emër të të afërmve të tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.