E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KPA rikthen në detyrë prokuroren e Elbasanit
Lajme

KPA rikthen në detyrë prokuroren e Elbasanit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka vendosur rikthimin në detyrë të prokurores së Elbasanit, Pranvera Stafa, e cila u shkarkua një vit më parë nga procesi i Vettingut.

Sipas vendimit të datës 14 maj 2024, trupi gjykues i KPA-së, i përbërë nga Rezarta Schuetz (kryesuese), Ina Rama (relatore), Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Sokol Çomo, ndryshoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (nr. 740, datë 08.03.2024) dhe vendosi konfirmimin në detyrë të Pranvera Stafës. Vendimi është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Pranvera Stafa Selita ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1989 dhe ka punuar për më shumë se 20 vjet si prokurore në Prokurorinë e Elbasanit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.