E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-banorja e Big Brother: Serbia lëshoi urdhër arresti ndaj meje
Showbiz

Ish-banorja e Big Brother: Serbia lëshoi urdhër arresti ndaj meje

Juliana Nura, e njohur për pjesëmarrjen e saj në Big Brother Vip Kosova, ka ndarë një përvojë të pakëndshme pas ndeshjes Serbi-Shqipëri. Ajo shkruan se autoritetet serbe kanë lëshuar një urdhër arresti ndaj saj dhe tre personave të tjerë, duke e detyruar të qëndrojë larg stadiumit.

Në një postim në rrjetet sociale, Juliana shpjegoi se ky urdhër arresti do të kishte pasoja të dëmshme për të dhe përtej, ndaj ajo zgjodhi të festojë fitoren nga liria, me një dozë ironie.

“Serbia ka lëshuar urdhër arresti ndaj meje dhe tre personave të tjerë, dhe ndikimi im nga burgu nuk do të kishte qenë në favor të askujt, veç serbëve,” shkroi ajo, duke nënvizuar se nuk ka frikë dhe nuk do të lejojë që kjo ta ndalojë.

Megjithatë, përballë këtyre sfidave, ndikimi i saj mediatik në rajon është rritur dukshëm. Juliana u shpreh se roli i saj ka tejkaluar kufijtë e Shqipërisë dhe Kosovës, duke u bërë një faktor i rëndësishëm në mediat e Ballkanit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.