E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I pari grupi i dibranëve! Zbulohen 3 klanet brenda SPAK-ut
Flash

I pari grupi i dibranëve! Zbulohen 3 klanet brenda SPAK-ut

Analisti Arjan Curri ka zbuluar disa prapaskena lidhur me garën për drejtimin e ri të SPAK, duke theksuar ndikimin e faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm në këtë proces.

Në një intervistë për emisionin Top Story, Curri deklaroi se përfaqësues të SHBA-ve kanë thirrur një prej prokurorëve shqiptarë dhe i kanë ofruar drejtimin e SPAK, por ai ka refuzuar, duke deklaruar se mbështet kandidaturën e Andan Xholit.

“Amerikanët kanë thirrur një prokuror dhe i kanë thënë: ‘Merre ti drejtimin e SPAK’. Por për shkak të integritetit, ai ka refuzuar dhe ka deklaruar se mbështet Xholin,” tha Curri, duke shtuar se edhe thashethemet janë pjesë e lojës politike.

Ai foli gjithashtu për ndarje të brendshme brenda SPAK, të cilat i cilësoi si “klane krahinore”. Sipas tij, ekzistojnë tre grupe të ndryshme:

Klani i dibranëve – “Në SPAK janë nëntë prokurorë nga Dibra, sa malet që ka kjo zonë. Këta janë të ndarë, katër mbështesin Brahon dhe pesë Xholin. Edhe për BKH-në kandidon një tjetër dibran,” tha Curri.

Grupi nga Skrapari – Ky përbën një tjetër rrymë brenda institucionit, që sipas tij ka ndikim në vendimmarrje.

Grupi i zonjave – Curri përmendi një grup të tretë që, sipas tij, po lobon për kandidaturën e prokurores Musabelliu.

Ai theksoi se drejtuesi aktual i SPAK, Altin Dumani, është duke mbështetur kandidaturën e prokurorit Vladimir Braho, për shkak se, sipas Currit, e sheh si një profil të ngjashëm me të – “i ftohtë dhe pa ndjenja.”

“Amerikanët kanë thirrur një prokuror dhe i kanë thënë merre ti drejtimin e SPAK. Ai për shkak të integriteti i ka thënë jo, por do mbështes Xholin.  Edhe thashethemet janë pjesë e lojës politike. Shikojmë brenda strukturës së SPAK tre grupe, klani i parë është i dibranëve. Nuk mund të jenë të gjithë dibranë kudo. Dibranë në SPAK janë 9, sa male ka Dibra. Megjithatë të nëntë këta janë të ndërsa, gjysma e tyre mbështet Xholin. Janë 9 male, edhe për BKH konkurron një dibran. Këto 9 male janë ndarë 4 me 5. Një pjesë mbështet Xholin dhe një pjesë Brahon, grupi dytë krahinorik nga Skrapari. Grupi i tretë është i zonjave që lobojnë për zonjën Musabelliu. Altin Dumani do një të ngjashëm me të, siç është Braho. Ky njihet si njeri i akullt, pa ndjenja. Ka një konsensus të gjerë për zotin Xholi, kanë tentuar t’i rrëmbejnë vajzën në Gjermani. Edhe Dolorezës i është bërë atentat”, tha Curri në “Top Story”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.