E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Goditjet e SPAK-ut, korrupsioni i lartë dhe lufta e Altin Dumanit
Flash

Goditjet e SPAK-ut, korrupsioni i lartë dhe lufta e Altin Dumanit

Në një shkrim të tijin, avokati Spartak Ngjela ka theksuar se SPAK po vijon pa u lëkundur në luftën kundër korrupsionit të lartë shtetëror. Kjo është vërtetuar edhe nga konfirmimi i kreut të SPAK, Altin Dumani, i cili gjatë një raportimi në Komisionin e Ligjeve u shpreh se administratori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Erald Elezi, është marrë si i pandehur në një hetim penal të nisur nga ky institucion. Sipas Ngjelës, ky rast tregon qartë se SPAK është duke ndjekur një linjë të qëndrueshme në goditjen e korrupsionit dhe administratës shtetërore, duke bërë që proceset penale të përshpejtohen dhe të kenë një ndikim real në sistemin e drejtësisë.

Ngjela thekson se në praktikën ndërkombëtare të hetimeve të korrupsionit, arrestimi dhe dënimi i krerëve të korrupsionit të lartë ka qenë një ndër sukseset kryesore në luftën kundër krimit të organizuar, dhe kjo praktikë duhet të ndiqet edhe në Shqipëri. Ai ngriti gjithashtu pyetjen se deri ku mund të arrijë ky proces penal, duke sugjeruar mundësinë që hetimet të depërtojnë deri në nivelet më të larta të Ministrisë së Energjetikës.

Duke u fokusuar te sektorët me potencial abuziv, Ngjela thekson dëmet e larta shtetërore që janë konstatuar në energjetikën e Shqipërisë, veçanërisht në hidrocentralet, dhe bën thirrje për një monitorim të rreptë të hetimeve që SPAK ka nisur. Ai beson se, pavarësisht pengesave, ky është një hap i rëndësishëm në përpjekjen për të sjellë ndëshkim për abuzimet me fonde shtetërore dhe për të nxitur një reformë të thellë në administratën publike.

“Kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili raportoi në Komisionin e Ligjeve, i është përgjigjur pyetjes së deputetit të PD, Belind Këlliçi, duke konfirmuar se administratori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Erald Elezi, është marrë si i pandehur nga SPAK.

Me anë të këtij rasti penal arrijmë sak në përfundimin se SPAK po vijon të ecë pa u lëkundur në goditjen penale të administratorëve të lartë shtetërorë.

Dhe koha po kuptohet se është duke ecur drejt ecjes në vijim të goditjes së korrupsionit të lartë shtetëror.

Me këtë rast na duhet të shpjegojmë se në praktikën e lartë hetimore ndërkombëtare njihet se, arrestimi dhe dënimi i krerëve të korrupsionit të lartë shtetëror është, dhe ka qenë, një sukses në luftën kundër krimit të organizuar në nivelet e larta të administratës shtetërore.

Dhe sigurisht që kjo vijë juridiko penale kuptohet se do të vijojë edhe në Shqipëri.

Të shohim se si do të shkojë arresti dhe fillimi i procedimit penal kundër veprave të e tilla penale, siç është korrupsioni i nivelit të lartë dhe krimi i organizuar në administratën e lartë shtetërore.

Prandaj, duke u nisur nga kjo logjikë juridiko-penale e njohur, na duhet të ngremë pyetjen:

A do të shkojë ky proces penal i saponisur deri në rangjet e larta të Ministrisë së Energjetikës në Tiranë?

Por ndërkohë ne për një gjë ne jemi të sigurt: dëmet shtetërore që janë konstatuar në energjetikën e Shqipërisë, sidomos nëpër hidrocentralet e fuqishëm, mendohet se është shumë i lartë.

Por…

Le ta shohim me vëmendje luftën që SPAK sapo ka nisur në këtë stad të ri të proceseve penale ANTIKORRUPSION,” shkruan Spartak Ngjela.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.