E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Shqiponja” e Tiranës zhvendoset në Kukës
Lajme

“Shqiponja” e Tiranës zhvendoset në Kukës

Rikthehet simboli i 100-vjetorit të Pavarësisë

Simboli i njohur i Shqiponjës, që dikur qëndronte në hyrje të Tiranës si një prej monumenteve më identitare të kryeqytetit, sot u vendos  në Kukës.

Lazim Destani, është dhuruesi i monumentit.

Historia e monumentit

“Shqiponja” u vendos për herë të parë në rrethrrotullimin në hyrje të Tiranës në vitin 2012, si simbol i 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Ajo u bë shpejt një prej pikave më të njohura të qytetit, si vend orientimi dhe fotografish simbolike për vizitorët.

Në nëntor të vitit 2018, monumenti u hoq për shkak të punimeve të projektit të Unazës së Madhe, dhe që prej asaj kohe ka qëndruar i depozituar.

Nga hyrja e Tiranës në hyrje të Kukësit

Vendosja e saj në Kukës shihet si një akt simbolik që i rikthen jetë një vepre të lidhur me identitetin kombëtar dhe historinë e shtetit shqiptar.

Qyteti i Kukësit, i njohur për kontributin e tij gjatë luftës së Kosovës dhe për shqiptarizmin e thellë të banorëve, do të bëhet tashmë shtëpia e re e Shqiponjës, që dikur përshëndeste udhëtarët në hyrje të kryeqytetit.

Punimet për vendosjen e monumentit në rrethrrotullimin e Gostilit perfunduan sot   nën kujdesin e Bashkisë Kukës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.