E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trump për presidentin e Kolumbisë : Trafikant  droge!
Bota

Trump për presidentin e Kolumbisë : Trafikant droge!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi sot se po pezullon ndihmën ekonomike për Kolumbinë, duke akuzuar homologun e tij kolumbian Gustavo Petro se nuk po lufton kontrabandën e drogës.

“Që nga sot, këto pagesa apo çdo formë tjetër pagesash apo subvencionesh nuk do t’i jepen më Kolumbisë,” shkroi Trump në rrjetin e tij Truth Social si zakonisht, me shkronja kapitale pa dhënë sqarime se për çfarë lloj ndihme apo subvencionesh bëhet fjalë.

Njëkohësisht, Trump e quajti presidentin Petron trafikant të jashtëligjshëm të drogës dhe se nuk po bën asgjë që ta ndalojë atë.

“Qëllimi i këtij prodhimi është të shiten sasi të mëdha droge në SHBA, duke shkaktuar vdekje, shkatërrim dhe kaos,”theksoi Trump në postimin e tij.

Reagimi i Trump vjen pas akuzave të bëra një ditë më parë nga presidenti Petro, i cili pretendoi se forcat e armatosura amerikane kishin shkelur ujërat territoriale të Kolumbisë dhe kishin vrarë një peshkatar gjatë operacioneve të tyre në Karaibe, operacione që Uashingtoni i paraqet si pjesë e fushatës kundër karteleve të drogës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.