Kërcet arma në Durrës, 2 të vdekur (Emrat)
Një ngjarje tragjike të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Manëz të Durrësit, ku humbën jetën dy persona, Aranit Kurti, 23 vjeç, dhe Flori Paluçi, 33 vjeç.
Mësohet se njëri nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje është identifikuar si Daniel Pepa, 21 vjeç, banues në Manëz, i cili aktualisht është shpallur në kërkim nga policia.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se konflikti mes të përfshirëve ka nisur për motive ende të paqarta, ndërsa dinamika e krimit duket të jetë e ndërlikuar. Hetuesit dyshojnë se fillimisht Flori Paluçi ka qëlluar për vdekje Aranit Kurtin, ndërsa më pas vetë Paluçi është ekzekutuar nga Daniel Pepa.
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:45 të mëngjesit, pranë një karburanti në Manëz, ku u raportua për të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas alarmit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë konstatuar dy trupat pa jetë.
Aktualisht, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe sigurimin e provave që do të ndihmojnë në dokumentimin ligjor të rastit.
Policia vijon kontrollet intensive për kapjen e Daniel Pepës, ndërsa u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo informacion të vlefshëm që mund të ndihmojë në lokalizimin e tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


