Lajm i hidhur për shoferët problematik, ja çfarë i pret nga 1 janari
Drejtuesit e mjeteve që kanë një histori të keqe me aksidentet do të përballen me rritje të tarifave të sigurimit të automjetit duke nisur nga janari i vitit 2026. Nga ana tjetër, ata që nuk kanë shkelje do të përfitojnë ulje në çmimin e siguracionit.
Gjatë një raportimi në Komisionin e Ekonomisë, drejtoresha e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Mimoza Kaçi, sqaroi se sistemi “bonus-malus” që pritet të hyjë në fuqi, synon të ndërgjegjësojë drejtuesit e mjeteve për sjelljen e tyre në rrugë.
“Nuk ka një model universal që funksionon në çdo vend, por kjo është një nismë shumë e rëndësishme për të ndikuar pozitivisht në sjelljen e qytetarëve në trafik,” tha Kaçi. Sipas saj, ky sistem do të nisë zbatimin më 1 janar 2026 dhe do të funksionojë sipas incidencës së dëmeve në nivel kombëtar.
“Nëse incidenca është 3.8, do të thotë që 3.8% e drejtuesve do të penalizohen, ndërsa pjesa tjetër do të përfitojë ulje, në varësi të performancës së tyre në drejtimin e mjetit,” sqaroi ajo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



