Ish-deputeti ‘zbulon’ kush është Nesti Angoni që çon letra në SPAK
Ish-deputeti dhe tashmë këshilltari i Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Halit Valteri, ka hedhur dritë mbi identitetin e mundshëm të personit që njihet me pseudonimin Nesti Angoni, denoncuesi anonim që çoi në pranga ish-kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
I ftuar në emisionin “Oponencë”, Valteri deklaroi se ka informacione paraprake për personin në fjalë dhe theksoi se ai nuk bën pjesë në radhët e Partisë Socialiste.
“Unë e kam një indicie kush mund të jetë Nesti Angoni. Ju siguroj se nuk është nga PS. Do ta mësoni shumë shpejt. Mund të jetë nga PD, s’ka asgjë për t’u habitur,” tha Valteri gjatë intervistës.
Kujtojmë se Nesti Angoni është emri që përdoret nga një denoncues anonim, i cili ka depozituar në SPAK një sërë kallëzimesh që çuan në hetimin dhe më pas në arrestimin e Erion Veliajt. Ish-kryebashkiaku ndodhet në masën e sigurisë “arrest me burg” që prej 10 shkurtit 2025, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme dhe vendim të konfirmuar nga GJKKO.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



