E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qytetarët humbin 15 ditë në vit në trafikun e Tiranës
Lajme

Qytetarët humbin 15 ditë në vit në trafikun e Tiranës

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka nxjerrë në pah një nga shqetësimet më të mëdha të përditshme të kryeqytetasve, trafikun.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Binaj tha se bllokimet e përditshme në rrugët e qytetit i bëjnë banorët të humbasin kohë të vlefshme, që mund të shpenzohej me familjen apo miqtë. Ai shtoi se çdo qytetar humb mesatarisht një orë në ditë, që përkthehet në rreth një ditë e gjashtë orë në muaj dhe afërsisht 15 ditë në vit.

“Çdo qytetar i Tiranës humb mesatarisht 1 orë në ditë në trafik. Në 1 muaj humb 1 ditë e 6 orë. Në një vit humb 15 ditë. Nëse rregullojmë trafikun në Tiranë, këto 15 ditë mund t’i kalojmë pranë prindërve tanë, fëmijëve ose miqve,” shkruan Binaj.

Sipas kandidatit, adresimi i problemit të trafikut është kyç për përmirësimin e cilësisë së jetës në kryeqytet dhe për kthimin e Tiranës në një qytet më të jetueshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.