E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Virgjëresha’ e korrupsionit, Arlinda Poga i jep Vilma Nushit tenderin me hile
Flash

‘Virgjëresha’ e korrupsionit, Arlinda Poga i jep Vilma Nushit tenderin me hile

 “Marketing Distribution” fiton me 300 milionë lekë më shumë se oferta më e ulët – skualifikohet me procedurë firma që s’ka më të drejtë ankese

Një tjetër skandal i rëndë ka shpërthyer në Operatorin e Blerjeve të Përqendruara (OBP), institucion që prej muajsh është vënë në qendër të akuzave për manipulime dhe tendera të paracaktuar. Dokumentet zyrtare të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), të siguruara nga Publik.al, zbulojnë se drejtuesja e OBP-së, Arlinda Poga, ka favorizuar sërish një nga kompanitë më të afërta me qeverinë “Marketing Distribution” shpk të Vilma Nushit, duke i dhënë një kontratë publike me 300 milionë lekë më shumë se oferta më e ulët në garë.

Si nisi skema: fituesi i parë ishte më i lirë me 300 milionë lekë

Fillimisht, në tenderin me objekt “Blerje tonera”, zhvilluar më 16 shtator 2025 me fond limit 179,137,037 lekë (pa TVSH), OBP kishte kualifikuar me të drejtë kompaninë “BNT Electronics” shpk, e cila kishte ofruar një çmim shumë më të ulët se konkurrentët, rreth 300 milionë lekë më pak se “Marketing Distribution”.

Por, në prapaskenë, Vilma Nushi paraqiti një ankesë “formale” ndaj vendimit të OBP-së. Dhe siç ndodh zakonisht kur flet paraja, OBP ndryshoi qëndrim, duke pranuar ankesën e “Marketing Distribution” dhe përjashtuar “BNT Electronics” nga gara.

Rezultati?
Fitues u shpall “Marketing Distribution” shpk, ndonëse me ofertë shumë më të shtrenjtë. Firma më e lirë nuk mund të ankohej më, sepse vendimi i OBP-së dhe afatet ligjore e kishin lënë pa të drejtë ankimi.

Dokumentet që tradhtojnë “kursimtaren” e buxhetit

Në Vendimin nr. 1479/2025, datë 20.10.2025, Komisioni i Prokurimit Publik konstaton se OBP kishte pranuar ankesën e “Marketing Distribution” dhe kishte mbyllur çështjen administrative, duke legjitimuar kualifikimin e saj.
Në arsyetimin e vendimit, KPP thekson se:

“Pas verifikimit të dokumentacionit dhe ankimit të paraqitur nga operatori ekonomik ‘Marketing Distribution’ shpk, është vendosur pranimi i plotë i ankesës dhe rishikimi i rezultatit nga autoriteti kontraktor.”

Përkthyer në praktikë, kjo do të thotë se OBP dhe “Marketing Distribution” kanë bërë pazar pas krahëve, duke përdorur ankesën si alibi ligjore për të ndryshuar fituesin real.

300 milionë lekë të tjera nga xhepi i qytetarëve

Me vendimin përfundimtar, tenderi u kalua tek “Marketing Distribution” me çmim rreth 300 milionë lekë më të lartë, duke dëmtuar drejtpërdrejt buxhetin e shtetit.

Në vend që OBP të kursente, siç deklaron vazhdimisht në publik drejtuesja Arlinda Poga, ky institucion rezulton të ketë rritur artificialisht koston e kontratës, në favor të një firme që ka qenë prej vitesh ndër klientët e përhershëm të qeverisë Rama.

“Virgjëresha e korrupsionit” bie në ujdi me Vilmen

Në opinion publik, Arlinda Poga është paraqitur si “drejtoresha e reformuar” që gjoja lufton abuzimet me tendera dhe kursen fondet publike.
Por dokumentet tregojnë të kundërtën.

Në këtë rast, ajo ka firmosur një vendim që dëmton shtetin me 300 milionë lekë më shumë, për t’i kaluar paratë tek kompania e Vilma Nushit, një emër që prej kohësh përmendet në kontrata të fryra me institucione shtetërore.

Siç ironizojnë burime nga OBP për Publik.al,

“Virgjëresha e korrupsionit që thotë se kursen buxhetin, ra në ujdi me Vilmen sepse aty ka lekë.”

Ky rast tregon me fakte sesi funksionon korrupsioni institucional në prokurimet publike:
• Tenderat nuk fitohen me ofertën më të mirë, por me lidhjet e duhura;
• Ankesat përdoren si mjet për të përmbysur garat;
• Dhe Komisioni i Prokurimit Publik mbyll sytë, duke “mbyllur çështjet” me vendime të ftohta burokratike.

Në fund, humbësi është i njëjti qytetari shqiptar, i cili paguan 300 milionë më shumë, për Vilma Nushin dhr Arlinda Poganjn.

Dokument referencë: Vendimi nr. 1479, datë 20.10.2025, Komisioni i Prokurimit Publik
📎 Objekti i tenderit: “Blerje tonera”
💸 Fondi limit: 179,137,037 lekë pa TVSH
🏢 Autoriteti kontraktor: Operatori i Blerjeve të Përqendruara
🏗 Fituesi: “Marketing Distribution” shpk
📉 Oferta e skualifikuar: “BNT Electronics” shpk — 300 milionë lekë më pak.

PS. Nesër vijon cikli : INERTI shpk dhe si u morën 5% për fitimin e tenderit? A do të kthehen mbi 100 mln lekë pas ankimimit në KPP? A pranon firma INERTI shpk që të marrë lekët mbrapsht?! Nesër më shumë….

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.