Flor Binaj dhe Manastirliu ‘kokë më kokë’ për Bashkinë e Tiranës
SONDAZHI
Në prag të zgjedhjeve lokale për Bashkinë e Tiranës, sondazhi më i fundit i realizuar nga “Notosondaggi” dhe publikuar në emisionin “Log.” tregon një garë tepër të ngushtë për kryeqytetin.
Sipas të dhënave të prezantuara nga eksperti italian Antonio Noto, kryeqytetasit janë pothuajse të ndarë në dysh mes kandidates së Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu, dhe kandidatit të pavarur të mbështetur nga opozita e bashkuar, Florjan Binaj.
Rezultatet e pyetjes “Kryetar i Bashkisë së Tiranës: orientimi i votimit” tregojnë:
-
Ogerta Manastirliu (PS) – 44.0% (intervali 42%–46%)
-
Florjan Binaj (i mbështetur nga PD, Partia Mundësia, Nisma Thurje dhe Lëvizja Shqipëria Bëhet) – 42.0% (intervali 40%–44%)
-
Arlind Qorri (Lëvizja BASHKË) – 12.5%
-
Marko Dajti (Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar) – 1.5%
Vetëm 2 pikë përqindje ndajnë dy kandidatët kryesorë, duke e bërë garën për Tiranën më të ngushtën e viteve të fundit. Ndërkohë, mbështetja për kandidatin e tretë, Arlind Qorri, mbetet e qëndrueshme në mbi 12%, një shifër që mund të ndikojë drejtpërdrejt në balancën përfundimtare të votave.
Ekspertët e “Notosondaggi” theksojnë se rezultati mbetet i hapur dhe i luhatshëm, ndërsa pjesëmarrja në votim pritet të luajë rol vendimtar në përcaktimin e fituesit të bashkisë më të madhe në vend.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



