PD duhet të udhëheqë debatin, jo ta ndjekë Ramën nga pas
Ndryshim i Kushtetutës?!
PD nuk mund të sillet si shtojcë e PS-së dhe të ulet të ndryshojë Kushtetutën për të rikthyer Parlamentin me dy dhoma, vetëm sepse këtë propozim më herët e ka hedhur Rama në Asamblenë Socialiste.
Nëse PD e ka kaq të thjeshtë të marrë vendime madhore “me një të rënë të lapsit”, pa asnjë konsultim publik, pa debat të brendshëm, pa një proces vendimmarrjeje serioz, atëherë ku ndryshojmë nga Rama?
Nga ai që i shpall ministrat si surpriza Kinder, duke i kthyer institucionet në show personal?
PD që unë dua, PD që duhet nesër të jetë alternativa e qeverisjes, duhet të jetë forca që i flet shoqërisë.
Forca që e udhëheq debatin publik, që orienton vendin me idetë dhe vizionin e saj për Shqipërinë e së nesërmes.
Jo një parti që reagon thjesht ndaj asaj që hedh Rama “në treg”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



