Zbulohet kush do e mbrojë Erion Veliajn në Gjykatën Kushtetuese
Këtë të premte, Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë seancën publike për shqyrtimin e ankimimit të paraqitur nga ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kundër vendimit të qeverisë dhe dekretit të Presidentit Bajram Begaj për shkarkimin e tij nga detyra.
Veliaj ka lënë ambientet e qelisë në burgun e Durrësit dhe është nisur drejt Tiranës. Çështja do të shqyrtohet nga relatorja e gjykatës, Sonila Bejtja.
Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit, pas arrestimit të urdhëruar nga Gjykata e Posaçme për veprat penale të korrupsionit të kryer në bashkëpunim.
Ankimi i Veliajt synon rrëzimin e vendimit të qeverisë për shkarkimin e tij, si dhe pezullimin e dekretit presidencial që parashikonte zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë e Tiranës. Me një vendim të përkohshëm, Gjykata Kushtetuese ka pezulluar ndërkohë dekretin e Presidentit, në pritje të vendimit përfundimtar.
Avokati që do të përfaqësojë Veliajn në këtë proces është Ermal Yzeiraj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



