E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nano përballë Millosheviç, veprimi i jashtëzakonshëm që tronditi rajonin
Lajme

Nano përballë Millosheviç, veprimi i jashtëzakonshëm që tronditi rajonin

Analisti Ben Andoni ka treguar një episod të rrallë nga jeta politike e ish-kryeministrit të ndjerë Fatos Nano, takimin e tij me Sllobodan Millosheviçin në vitin 1997.

Andoni e cilësoi këtë takim si një akt të jashtëzakonshëm, sidomos për periudhën e vështirë që po kalonte Shqipëria, mes krizës së brendshme dhe tensioneve në Kosovë.

Sipas analistit, edhe pse Nano e dinte se një lëvizje e tillë do të gjykohej dhe përflitej, ai veproi sipas karakterit të tij diplomatik dhe liberal.

“Në mendimin tim është shumë e rëndësishme për ta theksuar pak ajo që ndodhi për luftën e Kosovës. Takimi me Millosheviçin nga ana e zotit Nano është theksuar që në qoftë se nuk do flitej për Kosovën nuk kishin çfarë të flisnin. Ndërkohë që Millosheviçi krejt kishte shkuar jo vetëm për t’i bërë make-up asaj që po ndodhte, kini parasysh kishte kaluar Dejtonin. Dhe ky njeri që të gjithë e dinin çfarë po bënte dhe po i afrohej Kosovës, po takonte për herë të parë kryeministrin shqiptar. Kjo ka qenë një ngjarje e jashtëzakonshme. Dhe një vit më vonë zoti Nano… Nuk i krijoi një gjë të madhe këtu sepse zoti Nano për shkak të karakterit të tij, për shkak të liberalizmit të tij, për shkak të logjikës të tij mund të takonte këdo dhe këtë e bëri”, rrëfeu Ben Andoni në “Çdo Kënd”.

Analisti shtoi se një vit pas atij takimi, Nano mori një tjetër qëndrim të fortë, duke bërë thirrje për ndërhyrje ushtarake kundër regjimit të Millosheviçit.

“Por zoti Nano mban një qëndrim të jashtëzakonshëm në një intervistë mbas një viti për një organ të huaj ku ka qenë nga të parët që ka thënë në qoftë se nuk bombardohet nuk mund të vazhdohet kështu sepse po afrohet lufta, po afrohet në gati në territorin tonë dhe preket dhe Maqedonia. Maqedonia ishte i vetmi vend i ish-republikës që ishte ndarë në paqe me Ish-Jugosllavinë dhe madje dhe Greqinë dhe këto janë ato momentet që këtë e pikasën ashtu. Por Shqipëria në ato vite ka qenë në kushte të jashtëzakonshme”, theksoi Andoni.

Në vijim, Andoni zbuloi edhe një aspekt më personal të figurës së Nanos, që sipas tij nuk kishte ambicie të mëdha për pushtet dhe as dëshirë për të qenë kryeministër.

“Nga njerëzit të cilët kanë qenë atje edhe ata sot janë të vdekur, kam dëgjuar që zoti Nano nuk ka dashur të jetë kryeministër. Karakteri i tij jashtëzakonisht hedonist pa pasur synime karrieriste teje të larta për shembull siç i ka zoti Berisha, siç i ka zoti Rama të theksuara, nuk qëndronin tek ai. I mjaftonin gjëra të veçanta dhe janë disa tipare antropologjike që ti e shpërndan forcën psikologjike sociale në gjëra të tjera. Për zoti Nanon, kryeministri i parë, të themi, mandati i parë ka qenë një lloj detyrimi për ta bërë. Kuptoi ndoshta instinktet e tij. Kishte instinkte të jashtëzakonshme në mendimin tim, që ishte në vendin e duhur dhe këtu kishe plotësuar një gjë të madhe. Të jesh kryeministër i një vendi, ndërkohë që ke qenë një nënpunës i nivelit të dytë ose nivelit të tretë dhe katapultohesh kryeministër nuk është e vogël. Fati qëlloi në vitin ‘92 që ishte ai që ishte”, zbuloi Andoni.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.