E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Armën e bleva në Temu’, zbardhet dëshmia e policit ‘fake’ të Kamzës
Flash

‘Armën e bleva në Temu’, zbardhet dëshmia e policit ‘fake’ të Kamzës

Janë zbardhur detaje nga dosja e 20-vjeçarit Ervis Brasha, i cili është nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, pas referimit nga Policia e Shtetit.

Brasha akuzohet për “falsifikim të dokumenteve”, “mbajtje pa të drejtë e uniformës”, “përvetësim të titullit apo detyrës shtetërore” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Rasti u zbulua nga shërbimet e patrullës së Komisariatit nr.5 Kamëz, kur Brasha u ndalua në mjetin me targë AB252VO, i veshur me uniformë të Policisë së Shtetit, duke mbajtur grada dhe stema.

Pas verifikimeve në sallën operative, u konstatua se ai nuk ishte punonjës i Policisë së Shtetit. Në automjet iu gjetën:

  • 4 spaleta të Policisë së Shtetit me grada;

  • 2 stema gjoksi N/Komisar dhe Komisar;

  • 2 stema me simbole të Policisë;

  • 3 dokumenta identifikimi të dyshuar të falsifikuar nga Drejtoria Vendore e Policisë së Shtetit;

  • 1 dokument nga Bashkia e Tiranës – Policia Bashkiake, gjithashtu i dyshuar i falsifikuar.

Në dosje përmendet se Brasha ka rrëfyer:

“Para 4 muajsh kam qenë punonjës i policisë bashkiake Tiranë, por e lashë këtë detyrë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit. Kam aplikuar, por nuk i kam kaluar të gjitha etapat e kualifikimit. E kam pasion të jem polic, prandaj kam mbajtur uniformat.”

Në lidhje me armën, Brasha tha se ishte armë imitim, e blerë online në platformën Temu, ndërsa dokumentet i kishte printuar dhe plastifikuar gjatë kohës kur punonte në policinë bashkiake. Mjeti që përdorte ishte marrë me qira në zonën e Astirit.

Ai deklaroi se do të japë shpjegime të mëtejshme përpara gjykatës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.