Capital T dhe Adrola Dushi nuk fshihen dot më, kapen “mat” në dasëm
Prej muajsh showbizi shqiptar “zien” nga thashethemet për një lidhje të mundshme mes Capital T dhe Adrola Dushit, por duket se këtë herë dyshja ka dhënë një “sinjal” më të fortë se kurrë.
Në një dasmë madhështore të mbajtur jashtë Kosovës dhe Shqipërisë, reperi i njohur dhe modelja bukuroshe janë parë të pandashëm gjatë gjithë mbrëmjes, duke ngritur edhe më shumë dyshimet se mes tyre ka diçka më shumë se miqësi.
Në pamjet e siguruara nga Prive, Capital T dhe Adrola shfaqen të qeshur dhe mjaft të afërt, në një atmosferë plot shkëlqim e hare.
Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht për raportin që i lidh, kimi dhe afrimiteti i dukshëm në çdo paraqitje të përbashkët po i shtojnë gjithnjë e më shumë zërat për një romancë që po merr formë.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



