E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj nuk e harron ‘zanatin’, jep urdhrin e parë nga qelia
Lajme

Veliaj nuk e harron ‘zanatin’, jep urdhrin e parë nga qelia

Pak ditë pasi Gjykata Kushtetuese vendosi që Erion Veliaj të rikthehet në detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duket se ai ka nisur të ushtrojë sërish funksionet e tij, pavarësisht se ndodhet ende në qeli.

Sipas një urdhri të nënshkruar prej tij, është dhënë drita jeshile për fillimin e dekorimeve të Tiranës me rastin e festave të fundvitit.
Në dokument përcaktohet që Ndërmarrja e Dekorit dhe Eventeve të marrë të gjitha masat për vendosjen e ndriçimeve dhe zbukurimeve festive në sheshet, rrugët dhe hapësirat publike të kryeqytetit.

Në urdhër theksohet se puna duhet të kryhet duke respektuar standardet më të larta të sigurisë dhe kriteret teknike e estetike të përcaktuara për këtë qëllim.

Gjithashtu, referuar vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 420, datë 08.06.2006 “Për miratimin e ceremonialit shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, kërkohet që të merren masa për dekorimin edhe të godinave të ministrive, sipas kërkesave të institucioneve përkatëse.

Nën drejtimin e Veliajt, festat e fundvitit në Tiranë janë shndërruar ndër vite në një atraksion të veçantë turistik, me drita, panaire, koncerte dhe aktivitete që kanë sjellë mijëra vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.