Prokuroria kërkon mbi 2000 vjet burg për kryebashkiakun e Stambollit
Një prokuror turk ka kërkuar dënim rekord prej mbi 2.000 vitesh burg për kryetarin e bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili ndodhet në paraburgim që nga marsi, në pritje të gjykimit për akuza korrupsioni që ai dhe partia e tij i mohojnë kategorikisht.
Sipas aktakuzës së paraqitur nga Prokurori i Përgjithshëm i Stambollit, Imamoglu dhe 401 persona të tjerë akuzohen për përfshirje në një rrjet korrupsioni që dyshohet se i ka shkaktuar shtetit dëm prej 160 miliardë lirash turke, ose rreth 3.8 miliardë dollarë, gjatë një periudhe 10-vjeçare.
Hetimi, i cili ka prodhuar një aktakuzë voluminoze prej 3.900 faqesh, përfshin 143 vepra të ndryshme penale.
Ndërkohë, Partia Republikane Popullore (CHP), që drejton Imamoglu, e cilëson këtë proces si politik dhe antidemokratik, duke akuzuar qeverinë për përpjekje për të goditur opozitën përpara zgjedhjeve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



