E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hapet grupkapitulli i fundit për integrimin e Shqipërisë në BE
Lajme

Hapet grupkapitulli i fundit për integrimin e Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Brukseli, ku sot pritet të hapet edhe kapitulli i fundit i mbetur në procesin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kreu i qeverisë njoftoi gjithashtu për inaugurimin e godinës së re të Misionit të Shqipërisë pranë BE-së.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se kushtet e reja të punës në selinë diplomatike përfaqësojnë një ndryshim të madh krahasuar me vitet e shkuara.

“Dikur kur vinim këtu, binte shi dhe bënte ftohtë jashtë, por edhe brenda ndjehej i njëjti realitet. Sot situata ka ndryshuar. Pavarësisht motit jashtë, brenda është ngrohtë, plot energji pozitive dhe me njerëz që të presin me buzëqeshje. Nuk kemi qenë mësuar me këtë, ndaj është vërtet e veçantë ta përjetosh si një standard të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit,” – tha Rama, duke falënderuar stafin diplomatik për angazhimin e tyre.

Ambasadori Hoxha: Shqipëria nuk e ka humbur kurrë besimin te Europa

Ambasadori i Shqipërisë në BE, Ferit Hoxha, u shpreh se përfaqësimi i vendit në Bruksel sot është më i fortë se çdo herë tjetër:

“Është gjithnjë e më e lehtë të mbroj kauzën e Shqipërisë, sepse përfaqësoj një vend dhe një shoqëri që nuk e ka humbur kurrë besimin te Europa. Kemi një qeveri me angazhim të palëkundur europian dhe e gatshme ta shfrytëzojë çdo sekondë të këtij procesi.”

Komisionerja për Zgjerimin, Kos: Ju po jepni rezultate, kjo është shtëpia juaj

Fjalë mbështetëse erdhën edhe nga Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, e cila vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit.

“Shpesh e ndjej veten si ambasadorja e katërt e Shqipërisë këtu në Bruksel. Ju nuk po flisni vetëm, ju po prodhoni rezultate dhe ne i shohim ato. Përparimi juaj është i jashtëzakonshëm dhe lidhet drejtpërdrejt me punën tuaj,” tha Kos.

Ajo theksoi se suksesi në procesin e zgjerimit nuk është i mundur pa një drejtim politik të vendosur:

“Procesi i anëtarësimit kërkon një udhëheqje që nuk kthehet pas duke kërkuar justifikime, por sheh nga e ardhmja dhe kërkon mënyrën për t’i bërë gjërat të mundura. Ky është një ndryshim i madh midis Shqipërisë dhe disa vendeve të tjera të rajonit. Kryeministër, e kam për ju,” u shpreh Komisionerja, duke shtuar me një mesazh simbolik:
“Kjo është shtëpia juaj e re. Detyra ime është t’ju sjell ju, Shqipërinë, në Europë.”

Ngjarja vjen në një moment kyç për negociatat, teksa Shqipëria pret mbylljen e të gjithë kapitujve dhe hyrjen në fazën përfundimtare të procesit të anëtarësimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.