Vrau Martin Canin, prokuroria kërkon 25 vite burg për Mario Përlleshajn
Prokuroria ka kërkuar dënimin me 25 vite burg për Mario Përlleshajn, adoleshentin i cili një vit më parë goditi për vdekje me thikë bashkëmoshatarin e tij, Martin Cani. Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik, duke rikthyer në qendër të debatit çështjen e dhunës mes të miturve.
Si autori, ashtu edhe viktima ishin nxënës të shkollës 9-vjeçare “Fan S. Noli” në Tiranë, ku konflikti mes tyre dyshohet se ka nisur për motive të dobëta dhe është përshkallëzuar tragjikisht.
Sipas organit të akuzës, Përlleshaj akuzohet për veprën penale të “vrasjes me paramendim”, ndërsa familjarët e viktimës kërkojnë dënim maksimal dhe drejtësi për humbjen e djalit të tyre.
Ngjarja u regjistrua në oborrin e shkollës, ku përplasja verbale përfundoi në sulm me thikë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 13-vjeçari Martin Cani humbi jetën pak orë më vonë.
Seanca e radhës pritet të zhvillohet javën e ardhshme, ku mbrojtja e të miturit do të paraqesë pretencën, ndërsa gjykata pritet të japë vendimin përfundimtar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


