Berisha paraqitet në SPAK për 21-Janarin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK), në kuadër të hetimeve për dosjen e “21 janarit”.
Berisha është thirrur nga prokurorët në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes së rëndë të vitit 2011, ku mbetën të vrarë katër protestues para Kryeministrisë.
Berisha pritet t’i japë organit të akuzës sqarime të detajuara mbi ato që ai ka pretenduar publikisht ndër vite lidhur me zhvillimet e asaj dite.
Hetimet për “21 janarin” janë rihapur nga SPAK pas referimeve të familjarëve të viktimave dhe provave të reja të depozituara në dosje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



