E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të shtëna me armë në Elbasan, shoqërohen disa persona
Flash

Të shtëna me armë në Elbasan, shoqërohen disa persona

Mbrëmjen e djeshme, banorët e një lagjeje në qytetin e Elbasanit njoftuan sallën operative për të shtëna me armë zjarri në një banesë. Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë së Elbasanit u nisën drejt vendngjarjes për të kryer verifikimet e para.

Sipas informacionit paraprak zyrtar, nuk raportohet për persona të lënduar. Deri në këtë fazë, policia nuk ka gjetur gëzhoja apo prova të tjera materiale që të konfirmojnë përdorimin e armës së zjarrit.

Megjithatë, dëshmitarë nga zona pohojnë se mes disa personave ka shpërthyer një konflikt i dhunshëm, gjatë të cilit pretendohet se janë dëgjuar krisma. Një prej personave të përfshirë mësohet të ketë precedentë penalë.

Policia ka shoqëruar disa individë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse është përdorur apo jo armë zjarri dhe për të identifikuar përgjegjësit e konfliktit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.