Afati i bujshëm, Maduro drejt largimit nga drejtimi i Venezuelës
Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, gjatë bisedimeve joformale me zyrtarë amerikanë, ka shprehur gatishmërinë për t’u larguar nga posti brenda 18 muajve të ardhshëm, raportoi rrjeti ndërkombëtar CNN.
Sipas burimeve diplomatike të cituara nga CNN, disa zyrtarë të SHBA-së e kanë konsideruar këtë propozim si një zgjidhje të mundshme për të lehtësuar tensionet e gjata mes Karakasit dhe Uashingtonit.
Megjithatë, qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë mbetet i prerë:
Washingtoni kërkon dorëheqje të menjëhershme të Maduros, duke argumentuar se vetëm një tranzicion i shpejtë do të mund të çojë në stabilizimin politik të Venezuelës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



