Plagosje me armë zjarri në Berat, 37-vjeçari përfundon në spital
Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 00:55 në hyrje të qytetit të Beratit, ku një 37-vjeçar është dërguar me urgjencë në spital pasi u plagos me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.
Shtetasi F. T. (Xh), banues në Berat, pasi mori ndihmën e parë mjekësore, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas ngjarjes, policia ngriti grupin hetimor, i cili po punon nën drejtimin e Prokurorisë për sqarimin e plotë të rrethanave, sigurimin e provave dhe identifikimin e autorit ose autorëve të dyshuar.
Njoftimi i policisë:
Berat/Informacion paraprak
Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.
37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



