Lista e të huajve më të rrezikshëm në SHBA, mes tyre edhe shqiptarë
Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS) ka publikuar listën e parë zyrtare të të huajve më të rrezikshëm të arrestuar nga Shërbimi i Imigracionit dhe Doganave (ICE), në kuadër të operacionit të nisur nga administrata e Presidentit Donald Trump për deportime masive.
Sipas njoftimit zyrtar, operacioni përqendrohet tek personat me dosje të rënda kriminale, ndërsa DHS thekson se “po nis goditjen e emigracionit të paligjshëm duke filluar nga më të këqijtë e më të këqijve”.
Mes të arrestuarve, autoritetet amerikane kanë përfshirë katër shtetas shqiptarë:
-
Vasil Vukaj, i dënuar për vrasje – arrestuar në Kaliforni.
-
Florjan Delija, i dënuar për sulm fizik – arrestuar në Nju Jork.
-
Adush Muçaj, i dënuar për sulm – arrestuar në Jutah.
-
Marian Makai, i dënuar për vjedhje, sjellje të parregullt dhe kërcënime terroriste – arrestuar në Kaliforni.
Po ashtu, në listën e ICE përfshihen edhe dy kosovarë: Nikollë Lleshaj dhe Besart Hoxha.
Autoritetet amerikane bëjnë me dije se prioritet i operacioneve mbeten individët me rekorde kriminale dhe ata që paraqesin rrezik për sigurinë publike. Faza e dytë e deportimeve pritet të nisë në javët dhe muajt në vijim, duke përfshirë një numër edhe më të madh të personave të rrezikshëm.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



