E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Santa-Claus-i” i shqiptarit, kredia apo emigranti?
Lajme

“Santa-Claus-i” i shqiptarit, kredia apo emigranti?

Dhjetori, i njohur si muaji i festave dhe i Krishtlindjeve, shoqërohet jo vetëm me atmosferë festive, por edhe me një rritje të ndjeshme të shpenzimeve familjare. Sipas ekspertit të ekonomisë Eduart Gjokutaj, kjo periudhë sjell edhe një shtim të huamarrjes nga qytetarët, kryesisht përmes kredive dhe overdrafteve bankare.

Gjokutaj theksoi se vetëm rreth 52% e shqiptarëve arrijnë të kursejnë një pjesë të të ardhurave, ndërsa shumica e familjeve përballen me vështirësi financiare. Ai shtoi se, ndonëse remitancat shënojnë një rritje të lehtë gjatë dhjetorit, ndikimi i tyre në ekonominë familjare mbetet i kufizuar.

Sipas tij, gjatë festave të fundvitit kërkesa për overdraft rritet me 10–15%, duke sjellë edhe zgjerimin e nivelit të borxheve. Gjokutaj vuri në dukje se struktura e të ardhurave në Shqipëri ndryshon nga ajo e vendeve të rajonit, pasi një pjesë e madhe e buxhetit familjar shkon për nevoja bazë, duke lënë pak hapësirë për kursime. Për këtë arsye, kredia shpesh nuk është zgjedhje, por domosdoshmëri për familjet shqiptare.

Ai nënvizoi në emisionin ‘News24 Fundjavë’ se pamundësia për të kursyer mbetet e lartë, ndërkohë që rreth një e treta e familjeve kanë krijuar borxhe, të ndikuara edhe nga faktorë kulturorë dhe socialë. Gjokutaj sqaroi se huamarrja nuk lidhet kryesisht me shpenzimet për dhurata festive, por më së shumti me arsimin e fëmijëve, shërbimet mjekësore dhe investime në shtëpi.

Në përfundim, eksperti theksoi se shqiptarët kanë një kulturë kursimi vetëm brenda kufijve që u lejojnë të ardhurat, ndërsa rritja e lehtë e remitancave gjatë kësaj periudhe nuk mjafton për të ndryshuar ndjeshëm situatën financiare të familjeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.