Vijojnë protestat në Greqi, bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë
Policia Kufitare e Kakavijës ka njoftuar se aksin rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar për shkak të protestës së fermerëve grekë.
Bllokimi do të zgjasë sot nga ora 19:00 deri në orën 22:00, sipas orës lokale të Greqisë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq.
Policia ka bërë me dije se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore.
Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve në orare të tjera të ditës për të shmangur pengesat.
Fermerët grekë kanë përshkallëzuar protestat e tyre prej më shumë se një jave, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa autoritetet kufitare monitorojnë situatën për të garantuar sigurinë dhe lëvizjen e automjeteve emergjente.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



