E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Kasaphanë’ në Kuvend, Berisha: Silleni Lubinë dhe ‘palloshin’ këtu
Flash

‘Kasaphanë’ në Kuvend, Berisha: Silleni Lubinë dhe ‘palloshin’ këtu

Kaosi në Kuvend vijon pa ndërprerje. Deputetët e opozitës vazhdojnë të bllokojnë sallën plenare, duke zënë edhe ulëset e ministrave, ndërsa tensionet mes palëve janë përshkallëzuar.

Në një lidhje “live” në Facebook, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, iu drejtua drejtpërdrejt kreut të Kuvendit, Niko Peleshi, duke i kërkuar llogari pse nuk u janë vënë në dispozicion anëtarëve të Këshillit të Imuniteteve dokumentet dhe dosja që lidhet me Belinda Ballukun.

“E ke mbyllur Belindën në kasafortë, na jep dokumentet!”, dëgjohet të thotë Bardhi gjatë transmetimit live.

Të njëjtën kërkesë ka përsëritur edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili iu drejtua Peleshit me tone të ashpra:
“Sill Lubinë këtu! Sill palloshin!”

Situata në Kuvend mbetet e tensionuar, me përplasje verbale të vazhdueshme, ndërsa seanca plenare vijon mes kaosit dhe bllokimit të punimeve parlamentare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.